Ermira Kaçaçi nëna e 31 vjeçarit Gert Shehu personi që goditi kreun e PD Sali Berishën ka deklaruar se djali i saj ka prej 5 vitesh që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo ka thënë para hetuesve që Gerti merrte ilaçe vazhdimisht pa ndërprerje nga mjeku Sadik Lala.

Advertisements

Po ashtu Ermira është shprehur se Gerti nuk ishte i përfshirë në ndonjë parti politike.

Ai gjithmonë, tregon Ermira, kur ka protesta rri i mbyllur brenda dhe nuk del nga shtëpia.

Advertisements

Sipas dëshmisë të së ëmës, djali i saj ka sjellje bipolare, e ndërsa kohëve të fundit nuk ka reflektuar agresivitet.

Po ashtu në drejtorinë e policisë së Tiranës janë thirrur për dëshmi personat që e shoqëronin Berishën dhe Metën.

Advertisements

Ata do të pyeten në cilësinë e personit dëshmitar por edhe në kuadër të neutralizimit që iu bë agresorit.

Pak para sulmit Gert Shehu kishte qenë në xhaminë e Tabakëve në Tiranë.

Sapo ka dalë nga aty ai është drejtuar drejt marshimit ku dhe ka goditur Sali Berishen.

Artikulli paraprakSAMITI i BE/ Nuk i rezistojnë dot muzikës, kërcimi i fëmijëve i bën 2 kryeministrat e huaj të kërcejnë. Video që po shpërndahet me shpejtësi
Artikulli tjetër“Ishte për t’u bërë”/ Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me agresorin që goditi Berishën