Avokatja Enida Bozheku komentoi veprimin e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili u përkul para kryeministrit të Luksenburgut Xavier Bettel ditën e djeshme në samitin BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se një veprim i tillë nuk duhet të bëhej në ato momente, pasi e gjithë vëmendja e Europës ishte te Rama.

Advertisements

Ndër të tjera, avokatja theksoi se nëse do ishte në vend të Bettel, veprimin e Ramës do e merrte si fyerje.

“Mua nuk më pëlqeu ai imazh për një fakt të thjesht sepse nuk e kuptova arsyen se përse duhej të bëhej në ato momente kur e gjithë vëmendja e Europës ishte te ai dhe personalisht te ai.

Advertisements

E konsiderova veprim të tejkaluar. Po të isha në vend të kryeministrit të Luksemburgut do ta merrja për fyerje. Rama u tall. Mua mu duke personalisht diçka jo normale”- tha ajo.

Advertisements

Artikulli paraprakIncident para Parlamentit të Shqipërisë, 32-vjeçari përplas automjetin me traun (Emri)
Artikulli tjetërDigjet automjet në tunelin Tiranë- Elbasan, s’ka të lënduar(Video)