Shqiptari nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë bashkombasin e tij në Zvicër. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër – dyshohet se pas një zënke kosovari ka goditur për vdekje bashkombasin e tij. Siç raporton medium zviceran 20min.ch,
viktima është goditur me thikë, pasditen e së dielës në Biere.

28-vjeçari bëhet e ditur se nuk ka vendbanim në Zvicër. Sipas policisë, viktima është gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe kishe pasur gjakderdhje të madhe –duke bërë që mos t’I mbijetojë plagëve të marra.

Advertisements

Lidhur me rastin policia e Kantonit Vaud, ka arrestuar 55-vjeçarin kosovar, si i dyshuar kryesor në këtë ngjarje. Raportimet e para të policisë, thonë se viktima dhe dorasi edhe më herët kanë pasur konflikt mes vete. Për rastin, hetimet janë duke vazhduar.

Artikulli paraprakPër kë e kishte? Veprimi i tij i turpshëm bëri namin e rrjetit, portieri i Argjentinës zbulon arsyen
Artikulli tjetërBes Kallakut i bie dhëmbi në mes të emisionit, Luana ndërpret menjëherë transmetimin (VIDEO)