Ish kryetari demokrat Lulzim Basha dënon ashpër goditjen sot të Sali Berishës duke akuzuar direkt qeverinë dhe kreun e saj se me katandisen që i ka bërë vendit ka nxitur të tilla akte dhune fizike.
“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht.
Advertisements
Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”, tha z.Basha në qëndrim publik në Twitter, raporton noa.al.
Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu.
Advertisements
Incidenti u regjistrua pasi Berisha iu bashkua protestuesve dhe nisën marshimin drejt kryeministrisë, ku 31-vjeçari e goditi ish-kryeministrin me grusht, duke e lënë të mavijosur në fytyrë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i protestuesve dhe badigardëve të kryedemokratit të cilët kanë ndërhyrë për të mbrojtur Berishën.
Advertisements
Protestuesit e tjerë kanë goditur më pas qytetarin që goditi Berishën, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Pas incidentit, gjatë fjalës së tij, Berisha kërkoi lirimin e 31-vjeçarit, teksa hodhi akuza se pas ngjarjes fshihej kryeministri Edi Rama.
“Le t’i themi policisë liroje fatkeqin, liroje sepse ai është një mjeran që ka shitur veten dhe përpiqen sot ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama, ka vetëm një arkitekt, ky është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndanin dokrra dhe përralla sepse autori i vërtetë është ulur në Samit”, tha Berisha.