Personi që po shikoni në foto është Armando Ogranaja, 44-vjeçari shqiptar, me origjinë nga Berati, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në Athinë.

Mësohet se Ogranaja nuk ka qenë shënjestra e atentatit dhe se qëllimi i autorit ishte të ‘eliminonte’ 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj, nga Vlora.

Advertisements

Masakra ndodhi një natë më parë në Athinë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë.

Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ogranaja në spital.

Advertisements

Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një 31-vjeçare greke.

Advertisements

Artikulli paraprakIshte një profesionist pasi ekzekutimet u kryen për 4 sekonda/ Zbardhen detajet e reja për vrasjen e 2 shqiptarëve në Athinë
Artikulli tjetërIshte shënjestra! Ky është Kreshnik Çerçizaj, një nga shqiptarët e vrarë në Athinë