Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeëare ish-deputeti maqedonas, Sashko Kostov.

Advertisements

Mediet në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se Kostov është dërguar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në spitalin e Përgjithshëm në Koçan në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar sulm në zemër gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore.

Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Kostov ishte baba i tre fëmijëve të mitur.

Advertisements

Artikulli paraprakMjafton vetëm 6 kokrra nga ky frut për 6 ditë! Vjen momenti i shumëpritur për të zhdukur kilogramët e tepërt!
Artikulli tjetërProkuroria sekuestron mbi 100 mijë euro pasuri, ja kujt i përkasin (EMRI)