Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili një ditë më parë goditi me grusht në fytyrë kreun e PD-së Sali Berisha.

Njoftimi i Policisë:

Advertisements

Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Advertisements

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin Zhan D’Ark, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Artikulli paraprakNjihuni me shqiptaren me historinë më të veçantë/ Vizitoi 12 shtete për 6 muaj me biçikletë, kush është 54-vjeçarja që u dënua me 13 vite burg
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Lionel Messi rrezikon shpalljen ‘Non-Grata’, zbulohen me shpejtësi detajet e bujshme