Një Botëror i fituar në shenjën e Lionel Messit, por edhe të Diego Armando Maradonës. Emri i “Pibe de Oro” ishte ndër më të vlerësuarit pas triumfit të tretë të Argjentinës në Kupën e Botës së Katarit.

Argjentina u rikthye për ta fituar këtë trofe 36 vite pas suksesit të tij të fundit, dhe duke përmbushur “profecinë” që vetë “Dieguito” e bëri të paharrueshme më 29 qershor 1986, ditën e triumfit në Meksikë.

Advertisements

Në një nga fotot e festimeve në stadiumin “Atzeca”, pas fitores ndaj Gjermanisë Perëndimore, Maradona, i mbajtur mbi shpatullat e shokëve të tij, ngre Kupën e Botës me dorën e djathtë, ndërsa me të majtën duket se tregon flamurin e Katarit, vendosur së bashku me të tjerët mbi tribunat e stadiumit të famshëm në Mexico City.

Një imazh që është shfaqur disa herë në rrjetet sociale javët e fundit, i cili parashikonte triumfin e Messit dhe shokëve të tij në Botërorin e Katarit pak më shumë se dy vite pas vdekjes së të madhit “Diez”.

Advertisements

Artikulli paraprakPublikohen fotot! Kush janë dy shqiptarët që u ekzekutuan në Athinë, policia në kërkim të autorit
Artikulli tjetërE vranë apo vrau veten, 41 vite pas dyshimet vijojnë! Çfarë mendon djali i ish-kryeministrit të njohur që u gjend i vdekur natën e 18 dhjetorit në Tiranë?