Të paktën 36 persona janë plagosur, ndërsa 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi avioni i kompanisë “Hawai Airlines”, që po fluturonte për në Honolulu, u godit nga turbulenca të forta.

Një pasagjer tha se lëkundjet u bënë aq të rënda saqë “po lëviznin shumë nga karriget tona”.

Advertisements

Ndërkohë 20 persona u dërguan në spitale me lëndime, plagë dhe humbje të vetëdijes. Në momentin e turbulencës në zonë u raportua për stuhi.

Në bordin e Airbus A330-200 ndodheshin 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit. Incidenti në Fluturimin HA35 ndodhi të dielën në mëngjes, pak para se avioni të zbriste në aeroportin ndërkombëtar Daniel K Inouye të Honolulus.

Advertisements

Në një deklaratë nga Hawaiian Airlines thuhej:

“Kujdes mjekësor iu ofrua disa personave dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes më të specializuar. Nga personat e dërguar në spital, rreth 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre ishte një foshnjë 14 muajshe dhe një adoleshente.

Advertisements

Artikulli paraprakNgricat do të pushtojnë vendin/ Ja dita kur termometri do shkojë me minus, meteorolgoia zbulon si do të mbyllet viti 2022
Artikulli tjetërAdoleshenti shkon me dhimbje të tmerrshme në spital, mjekët vënë duart në kokë kur shohin çfarë kishte në stomak (Video)