Gert Shehu, 31-vjeçari nga Tepelena, i cili në nisje të protestës goditi me grusht dhe gjakosi ish-kryeministrin Sali Berisha aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.
Mësohet se ai ka një ënjtje në kokë dhe mjekët janë duke i bërë skaner. Po ashtu bëhet e ditur se ai ka refuzuar kategorikisht të flasë dhe të japë ndonjë detaj për ngjarjen.
Advertisements
Forcat e rendit janë duke e mbajtur atë në mbikqyrje të vazhdueshme.
Më pas ai do të japë edhe dëshminë e plotë në lidhje me veprimin e dhunshëm të tij ndaj ish-kryeministrit Berisha. Nuk dihet nëse 31-vjeçari gëzon shëndet të plotë mendor.
Advertisements