Kryeministri Edi Rama njofton se këtë të enjte Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Ndërkohë, kryeministri paralajmëron zhvillime edhe nga Italia fqinje. Ai thotë se kryeministrja Giorgia Meloni i ka premtuar gjatë bisedimeve për Samitin e Tiranës, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja me Italinë.
Advertisements
Shkruan Edi Rama:
Lajm i mirë. Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Advertisements
Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.
***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.
Advertisements