Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç dhe Armando Ogranja 44 vjeç janë y shqiptarët të cilët mbetën të vrarë një natë më parë në Athinë, ngjarje në të cilën u plagos dhe një 31-vjeçare.

Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës.

Advertisements

Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset e zona, në këmbim të ‘mbrojtjes’ nga grupet e tjera. Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës.

Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap.

Advertisements

Një nga shqiptarët vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spital. Shkak për krimin e dyfsihtë dyshohet të jenë bërë larjet e hesapeve.

Advertisements

Artikulli paraprakShtyhet për herë të gjahstë gjyqi ndaj Salianjit, nuk formohet trupa gjykuese
Artikulli tjetër‘Shfrenon’ fantazinë Monika Kryemadhi, në tentativë për të kapur trendet e fundit të TikTok-ut. Ja çfarë bën deputetja(VIDEO)