Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Edmond Papës pasditen e së premtes në zonën e Selitës.
Sipas hetuesve pista kryesore e hetimeve është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Nga verifikimet paraprake, Policia e Tiranës ka dyshime se vrasja e Papës ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtari të tij gjatë kësaj vere në Tiranë.
Advertisements
Dyshimet lidhen me faktin se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para se ky i fundi të eliminohej në Tiranë në qershor të këtij viti. Ka dyshime se ky takim mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas ngjarjen e rëndë.
Edmond Papa, pronari i një hoteli në Sarandë u ekzekutua të premten teksa pinte kafe në një lokal në Tiranë.
Advertisements
49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Ka dyshime se ai merrej edhe me pastrim parash. Gjatë verës ai jetonte mes Fierit dhe Sarandës ndërsa udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.