Personi që po shikoni në foto është Kreshnik Çerçizaj, shënjestra e atentatit të ndodhur një natë më parë në Athinë, ku mbeti i v rarë bashkë me mikun e tij, Armando Ogranaja.
41-vjeçari nga Vlora mësohet të ketë qenë personi që autori ka dashur ta elim inojë, por si pasojë e të shtënave, vdiq edhe 44-vjeçari nga Berati.
Advertisements
Masakra ndodhi një natë më parë në Athinë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë.
Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash.
Advertisements
Më pas u largua me vrap. Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ogranaja në spital. Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një 31-vjeçare greke.