Tori Agolli, ish-truproja e Fatos Nanos thotë se mbrojtja e kreut të PD Sali Berisha kur u sulmua nuk ishte në nivelin e duhur.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se në të tilla protesta si ajo e një dite më parë duheshin minimalisht 4 truproja që të ruanin Berishën dhe jo dy.

Advertisements

“I njoh personalisht të dy, janë djem shumë të përgatitur, por në rastin e djeshëm, duke mos i rënduar pozitën askujt, dihet që kur ka mitingje të këtij niveli mund të ketë të papritura.

Nuk kanë ndenjur në pozicionin që duhet të rrinë, duhen 4 persona që të rrinë në formë rombi, 1 metër larg. Duket si një pakujdesi, duhet të ishin një hap para jo paralel me Berishën, edhe ata dy që gjendeshin me të”, tha Agolli.

Advertisements

Artikulli paraprakPërgjaket Katari/ Humb jetën punëtori, zbardhen detajet tragjike
Artikulli tjetër“Shaqiri më dërgon video duke dëgjuar këngët e mia”/ Këngëtarja serbe reagon sërish pasi trazoi një rrjet të tërë me deklaratën e saj