Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për vjedhje që përfundoi me një viktimë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Alvin Musaj 36 vjeç me origjinë nga Shqipëria. Shqiptari ka vjedhur çantën e një të moshuare, e cila në atë moment që e ka tërhequr është rrëzuar në tokë.

Advertisements

Si pasojë ajo ka marrë plagë të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë dy ditë më pas. Gjithashtu, në orët e mbrëmjes së datës 27-28 nëntor 2022, ai ka hequr marrë një motoçikletë nga zona e Ilioupolit, të cilën më pas, e ka përdorur për të kryer një tjetër grabitje me rrëmbimin e një çantë në kurriz të një gruaje të moshuar po ashtu këmbësore, nga e cila i është shkaktuar lëndimi i rëndë i saj (frakturë e humerusit dhe lëndim i kofshës).

Në kontrollin e kryer në një shtëpi dhe një biznes, u gjetën dhe u konfiskuan veshjet e përdorura nga i arrestuari gjatë grabitjeve, 53 tableta narkotikë, 2 peshore elektronike dhe një celular.

Advertisements

Artikulli paraprakPuthje pasionante në mes të emisionit, Matues Frroku konfirmon lidhjen me vajzën e njohur të ekranit (VIDEO)
Artikulli tjetërPublikohen fotot! Kush janë dy shqiptarët që u ekzekutuan në Athinë, policia në kërkim të autorit