Gazetari Erl Murati komentoi goditjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më parë gjatë protestës, për të cilën tha se eklipsoi edhe Samitin e BE-së që u zhvillua në Tiranë.

Sipas tij, Berisha është një “kafshë politike” dhe me eksperiencën që ka, arriti ta menaxhojë mirë të gjithë situatën pas incidentit.

Advertisements

Në një intervistë televizive, Murati tha se ringritja e Berishës duke drejtuar protestën, konfirmon që opozita nuk tërhiqet në asnjë moment.

Murati: Gjatë ditëve të fundit, kam patur rastin ta quaj “kafshë politike” Berishën pikërisht për këtë sjelljen e tij. Është jo vetëm një njeri me eksperiencë dhe që është i “rrahur” në këto tre dekada politikë me shumë tallaze, por përtyp politik në çdo moment. Këtë e tregoi në momentin që u qëllua me grusht dhe si e ruajti qetësinë më pas në protestë.

Advertisements

Sot pamë që në ditën e rinisë dha një mesazh drejtuar të rinjve shqiptarë pavarësisht se foli me tone të ngritura dhe të ashpra për revolucion. Ai përsëri përmendi votën dhe zgjedhjen. Pavarësisht se e ka gjuhën e ashpër, sigurisht që për shkak të eksperiencës, e di që ndryshimet politike vijnë vetëm përmes votës. Është një lajm i mirë, konfirmim që opozita është e dënuar që të futet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ishte një incident i rëndë ajo goditja. Uroj që drejtësia të bëjë transparencë. Berisha është i përgjegjshëm që jeta politike vazhdon. Nuk ngeli peng i këtij incidenti. Ai i bëri thirrje protestuesve që të bënin përpara. Konfirmimi që Berisha bëri se PD-ja do marrë pjesë në zgjedhje, kjo është një gjë pozitive.

Advertisements

Për samitin e BE-së, Murati u shpreh se ishte i një rëndësie shumë të madhe dhe që dha mesazhe të rëndësishme përsa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor në union.

Murati: Paralel me samitin, ishte goditja e kryetarit të opozitës, Berisha. E eklipsoi atë ditë që duhet të ishte festë e demokracisë. Ishte një samit historik, kur lkiderët e BE-së erdhën në Tiranë. Zgjodhën Tiranën dhe është një mesazh pozitiv që i jepet Shqipërisë dhe ballkanit. Jemi dëshmitar të deklaratës përfundimtare të samitit, i dha mesazh vendeve të ballkanit që e ardhmja jonë është në Europë. Mesazhi i dytë ishte, që karshi ndërhyrjeve të vendeve të treta, që kjo zonë është nën influencën e Perëndimit. Incidenti me Berishën e eklipsoi këtë ngjarje.

Artikulli paraprakÇmenduri në Katar, shifra marramendëse për të parë finalen e parakohshme të Botërorit
Artikulli tjetërNgrihet alarmi/ Shpërthen virusi vdekjeprurës në këtë vend, regjistrohen viktima! A rrezikohet Europa?