Mediat greke shkruajnë mbi mundësinë që ekzekutimi i dyfishtë i ndodhur mbrëmjen e kaluar në një kafene në sheshin e Nea Smyrni, të lidhet me një vrasje të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë te Komuna e Parisit, ku viktimë mbeti Edmond Papa.

Sipas asaj që raporton newsit.gr, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, me origjinë shqiptare, i cili u qëllua me pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë pasi rezultonte i dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje.

Advertisements

“Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra. Në Greqi ai ishte dënuar për trafik droge”, raportojnë mediat greke.

Në shkrimin e tyre mediet greke nuk e përjashtojnë se viktimat të jenë anëtarë të së njëjtit rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre. Media greke shkon më tej kur thotë se është zhdukur një ngarkesë me rreth 700 kg kanabis dhe përgjegjës për këtë ka qenë, Edmond Papa, i vrarë pak ditë më parë në një lokal në zonë e Komunës së Parisit.

Advertisements

“Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi janë zhdukur rreth 700 kilogramë kanabis, ngarkesë për të cilën ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë”, shkruan media greke.

Advertisements

Artikulli paraprakBes Kallakut i bie dhëmbi në mes të emisionit, Luana ndërpret menjëherë transmetimin (VIDEO)
Artikulli tjetërSi të kuptoni nëse një produkt është i skaduar apo jo? Eksperti thirrje qytetarëve si të mbrojnë veten