Një socialist 24-karatësh në Lezhë ka “kaluar ylberin”, duke u bërë pjesë e opozitës shqiptare. Janë të paktë njerëzit që e bëjnë një kalim të tillë nga pushteti në opozitë, por ish-deputeti dhe prefekti socialist tashmë është pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste.
Në fakt, përplasjet e tij me mazhorancën aktuale kanë disa kohë që kanë filluar, ngaqë Jaku nuk ka qenë dakord me shumë gjëra, sidomos me katapultimin e personave nga rrethe të tjera në drejtim të pushtetit lokal në Lezhë dhe drejtorive të ndryshme aty.
Advertisements
Dihet se Lezha ka eksportuar personalitete nga shumë fusha të jetës në kryeqytet, jo më të mos përfaqësojë dot qytetin e vet. Në këtë kuptim, Gjokë Jaku nuk ka gjetur hapësira te socialistët, nuk ua ka vënë kush veshin ankesave të tij.
Advertisements