Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi thotë se Gert Shehu ishte instruktuar qartë për të sulmuar kreun e PD, Sali Berisha. Në një intervistë Boçi tregoi se agresori i Berishës në momentin që ishte neutralizuar kishte thënë se ‘ishte diçka që duhej bërë’, çka sipas tij tregon se kishte marrë instruksione për sulmin.

“Ai është një njëri me vetëdije të plotë për atë që po bënte. Ka thënë që ishte diçka që duhej bërë në momentin që e ka ndaluar Breçani dhe këtë e ka thënë edhe në polici. Duhej bërë se kishte marrë një udhëzim të tillë.

Advertisements

Këtu e drejta jonë për të thënë në bazë të fakteve që këtu ka një organizim për qëllime politike është e qartë. Nëse ishte i sëmurë mendor, pse shkoi direkt te Berisha? Ishte shumë e strukturuar gjithçka”, tha Boçi.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Vendosën hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në dhomat e zhveshjes, FIFA merr vendimin drastik për Federatën Serbe të Futbollit
Artikulli tjetërTavani i dhomës së spitalit bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjen (VIDEO)