Zbardhet një tjetër detaj rrth së personit që goditi Berishën.

Gerti Shehu, 31-vjeç ka thënë para hetuesve se ai e kishte planifikuar këtë që nga viti 1997.

Advertisements

Por megjithatë deklarata e tij janë kontradiktore. Kjo pasi në ’97 Gert Shehu ka qenë vetëm 6 vjeç.

Aktualisht Gerti Shehu ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet pas goditjeve që mori nga mbështetësit e Berishës pasi ai kreun aktin e dhunshëm.

Advertisements

Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Deri më tani ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet që shtynë drejt këtij veprimi.

Pritet që Gerti Shehu t’i nënshtrohet një ekspertize mjekësore për shkak se familjaret e tij pretendojnë se ai vuan nga probleme te shëndetit mendor.

Advertisements

Artikulli paraprakBerisha thirrje të rinjve demokratë: Shqipëria shpëtohet vetëm me REVOLUCION, jemi të gatshëm të luftojmë çdo pushtues të vendit!
Artikulli tjetërPlas sherri në shkollë/ Sulmohet fizikisht nxënësja, policia arreston me shpejtësi mësuesen