Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sërish thirrjen për protestë, teksa thotë se do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, duke risjellë pjesë të poezisë, Anës lumenjve të Fan Nolit, Berisha ka rikonfirmuar edhe njëherë orën e takimit në shesh për protestën. Nis në orën 12.00.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb,”- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Advertisements

Sot Tirana po pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike.

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen.

Advertisements

Artikulli paraprakKu do të protestojë Opozita? Shikoni si është blinduar Tirana, sheshi përballë kryeministrisë izolohet tërësisht
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Liderët evropianë në Samit me Ramën, Berisha futet me brohorima në selinë blu, thirrja: Tirana po zien!