Një aeroplan pasagjerësh që fluturonte nga Maroku për në Turqi bëri një ulje emergjente në aeroportin El Prat të Barcelonës dhe një grup prej 28 migrantësh në bord arritën të shpëtonin duke vrapuar në pistë, tha qeveria spanjolle.

Policia arrestoi 14 prej tyre, mes tyre edhe një grua shtatzënë, e cila sipas zyrtarëve pretendonte se kishte lindur gjatë fluturimit.

Advertisements

Ajo që ndodhi sot është e ngjashme me një rast që ndodhi në nëntor 2021, kur një aeroplan i Air Arabia u ul në aeroportin e Palmës për shkak të një emergjence të rreme dhe rreth 20 persona u arratisën përgjatë pistave.

Artikulli paraprakShaqiri i dërgon video me këngët e saj? Deklarata e saj ‘shkundi’ rrjetin, këngëtarja serbe habit me reagimin e fundit(Foto)
Artikulli tjetërNjihuni me shqiptaren me historinë më të veçantë/ Vizitoi 12 shtete për 6 muaj me biçikletë, kush është 54-vjeçarja që u dënua me 13 vite burg