Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u godit të martën me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gazetari Eni Ferhati komentoi në “Now me Erla Mëhillin” ngjarjen dhe tha se dhunuesi ishte i stërvitur në palestër.

Advertisements

Ish-zyrtari i lartë i policisë, Erzen Breçani ishte personi që u përpoq ta ndalonte agresionin sepse pasi Gert Shehu gjuajti kryedemokratin ka pasur tentativa për të vijuar dhunën edhe mbi të.

Advertisements

“Zoti Breçani ka ndërhyrë dhe ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar një pasojë tjetër më të madhe, pastaj është njoftuar policia dhe është bërë dhe ndalimi i personit duke u shoqëruar në spital pasi kishte dhe dëmtime të dukshme,” – u shpreh Ferhati.