Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike po mban sot një ceremoni në nder të Ditës së Rinisë, e cila solli ndryshimin në vendin tonë.

I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili mbajti një fjalim para të rinjve demokratë. Ai u bëri thirrje të rinjve, duke paralajmëruar revolucion dhe përballje pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor.

Advertisements

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është gati të luftojë çdo armik të Shqipërisë, çdo pushtues dhe çdo mafie të saj dhe se asgjë nuk e ndalon PD-në që të realizojë qëllimet për kauzat e veta.

Berisha: Sot fjala dhe kryefjala e kohës është revolucion, revolucion dhe vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje dhe me deklarata, por shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë me Edi Ramën këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, urren dinjitetin e shqiptarëve.

Advertisements

Në pushtet është një njeri që u ofron pasaportat e arta trafikanatve dhe juve ju përze. Nuk ka vend me pasuti përrallore si Shqipëria, por ky këto pasuri i ka kthyer në një mallkim për ju, nënat dhe baballarët. Prandaj dhe ata ikin marrin rrugët e botës. Por Rama e shndërron këtë vend në klikë, ku shumica e shqiptarëve mendojnë se nuk ka të ardhme, por ne do t’ia dalim, jemi të gatshëm të luftojmë çdo pushtues të saj, çdo mafie të saj.

Asgjë nuk ndalon ne pa realizuar qëllimet tona. Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim.

Mjer ti që ke prek votën tonë. Unë kam besim të madh se secili prej jush e ka të qartë se koha na fton: asksion, aksion dhe vetëm aksion. Jam i bindur se e keni të qartë se liria na fton: sakrificë dhe vetëm sakfricië. I uroj suksese këtij kuvendi dhe uroj të të dalim së bashku në këtë shesh betejë në emër të lirisë së shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.