U përfol shumë vërtetimi mjekësor mbi gjendjen mendore të agresorit që goditi me grusht kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, dje gjatë mitingut në Tiranë. Emri i tij u lakua nëpër emisione të shumta televizive që u bënë mbi këtë rast, ndaj ai vetë ka reaguar për të sqaruar si qëndron e vërteta.
E vërtetë e deklaruar po prej tij në organet ligjzbatuese. Fjala është për mjekun psikiatër Sadik Lala, që ka një klinikë private të shëndetit mendor jo shumë larg banesës së Gentian Shehut, personit që gjakosi kreun e PD. Ja reagimi i plotë i psikiatrit Lala, mjekut që kishte nënë monitorim 31-vjeçarin, i cili dje u bë kryelajm për gjestin e rëndë që kreu:
Advertisements
“Të dashur miq realë dhe virtualë. Kënaqësi të kontaktoj me ju pas shumë kohësh, por edhe i hidhëruar për dy arsye.
Advertisements
Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gent Shehu.
Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin.
Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
1. Dokumenti mjekësor (është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici) është autentik i lëshuar nga unë, i cili ka numër regjistri, datë, firmë, vulën time personale dhe vulën e klinikës.
2. Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë: “Lutemi mos hezitoni të kontaktoni nëse kërkohen të dhëna më të hollësishme”.
3. Ky koment nënkupton detyrimin që të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.
Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit”.