Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit, kur Lear Kurti ndërroi jetë në duart e efektivëve të policisë. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se efektivët i kanë vënë një shufër hekuri në dorë në momentin që kanë parë që kurti po nxirrte shkumë nga goja. Gazetarja shtoi se të vijosh të veprosh me metoda popullore kundrejt një personi që nxjerr shkumë nga goja, tregon që kemi një polici të patrajnuar.
“Në momentin që mbërriti në oborrin e komisariatit, unë e kam parë personalisht, ato pamje do të publikohen një ditë, është lënë në korridorin e komisariatit, jashtë çdo kushti e rregulli të Policisë së Shtetit.
Advertisements
Pastaj kanë vijuar me historitë, jo i kanë vënë hekur në dorë, unë nuk e kuptoj fare pse e kanë bërë atë veprim. Kanë shkuar deri në atë pikë. E kanë shëruar me metoda popullore. Të marrësh dhe t’i vësh hekur në dorë një njeriu që nxjerr shkumë nga goja, s’merresh dot me magji e shufra hekuri, kur tjetri është në grahmat e fundit. Aty ka pasur njerëz, që unë i kam takuar në shtëpinë e Kurtit, që i kanë bërë thirrje për ta dërguar të riun në spital,”- tha Lala ndër të tjera.
Advertisements