Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u shpreh i gatshëm të japë shpjegime në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, ngjarje e ndodhur disa ditë

Reagon për herë të parë kreu i Policisë për

Advertisements

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u shpreh i gatshëm të japë shpjegime në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet.

Komisioni i sigurisë nis me debate të forta/ Revoltohet Xhaferri: E turpshme të nisë mbledhja pa i kërkuar llogari Rrumbullakut për vdekjen e Lear Kurtit
Pas deklaratës dhe thirrjes së fundit të gazetarit, aktivisti i njohur i kthehet ashpër Blendi Fevziut: Policët janë kthyer në gjahtar të përdoruesve të lëndëve narkotike
Zbulohet arsyeja e vizitës së Escobarit, DASH paralajmëron. Ja çfarë pritet në ditët në vijim

Advertisements

Gjatë seancës dëgjimore të thirrur nga disa deputetë në Komisionin e Sigurisë, Rrumbullaku tha se do të paraqitet brenda 48 orëve dhe shtoi se do të japë shpjegime edhe për rastin e Klodian Rashës, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja, ai ishte në krye të AMP-së.

“Për sa kërkohet nga grupi i deputetëve për çështjet që lidhen me ngjarjet e fundit të të ndjerit Kurti, jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve dhe të jap shpjegime në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj.

Edhe për çështjen e të ndjerit Rasha, duke qenë në detyrën e drejtorit të AMP-së, jam në gjendje të jap të gjitha shpjegimet e duhura. Do t’ju lutesha se çdo gjë që mediatikisht shpërndahet për opinionin, nuk do të thotë se janë të vërtetet reale të hetimeve që kryen institucionet e drejtësisë”, theksoi ai.