Shtetasja rumune, Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, punonte si banakiere në një qendër tregtare në Bolzano të Italisë. Mbrëmjen e djeshme trupi i saj u gjet i pajetë në shtëpinë ku banonte me burrin e saj shqiptar, Anvi Meçjan i cili është arratisur menjëherë pas krimit të rëndë.

Ai është larguar me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e gruas. Një arratisje në jug, drejt Veronës, ku Meçja ka të afërm të cilët i ka lajmëruar për ngjarjen e ndodhur. Pavarësisht kërkimeve të policisë, ende nuk ka asnjë shenjë nga shqiptari i cili dyshohet t’ja ketë mbathur drejt Shqipërisë për t’u fshehur nga policia italiane.

Advertisements

Avni Meçja ka shkruar më pas edhe mesazhe në rrjetet sociale, ku shprehej i penduar për ngjarjen e rëndë dhe se kërkonte falje.

Një prej hipotezave hetimore është se burri (në foto këtu së bashku me viktimën) është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri.

Advertisements

Në banesën e Viale Trieste ka ndërhyrë edhe ekspertët shkencorë dhe prokurorja Claudia Andres, e cila koordinon hetimet.