Hakerat iranianë vijojnë të publikojnë të tjera të dhëna të personave me rëndësi të veçantë.

Në fokus të publikimeve të tyre këtë herë është familja e ish drejtorit të SHISH-it Helidon Bendo.

Advertisements

Hakerat kanë bërë publike të gjitha të dhënat personale të bashkëshortes së këtij të fundit.

Në publikime përfshihen kartat e identitetit, pasaportat patenta dhe të gjitha hyrje dhe daljet nga pikat kufitare.

Advertisements

Para pak ditësh në shesh dolën të gjitha të dhënat e Helidon Bendos.

Siç duket, hakerat kanë në duart e tyre të gjithë informacionin e personave të rëndësisë së veçantë në shqiperi, ku nuk kanë kyrsyet as shërbimin informativ të brendshem, ku siguria duhet të jetë maksimale.