Shpërthen tritoli në Tiranë, reagon me urgjencë Policia dhe zbulon çfarë ka ndodhur

Bëhet me dije se një biznes është sulmuar me lëndë plasëse në zonën e Kamzës në Tiranë.

Advertisements

Burime nga policia shprehen se në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, është konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Advertisements

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.