Sa më hermetike të jenë personazhet publike, aq më i madh është kurioziteti i publikut rreth tyre. I tillë është edhe rasti i Xhemi Shehut që njihet si një nga figurat më private të ekranit.
Për herë të parë ajo u ka dhënë ndjekësve të saj mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme në një intervistë virtuale në Instagram dhe kurioziteti ka qenë i madh rreth shumë gjërave. Moderatorja e njohur prej disa kohësh ishte e shkëputur nga ekrani duke mos marrë përsipër asnjë projekt televiziv. Por, para disa javësh ajo u rikthye në një emision humori së bashku me Salsano Rrapin me titull “Qesh mirë i fundit”.
Advertisements
Megjithatë ka zëra se ajo mund të marrë përsipër një spektakël në televizionin Klan. “Është e vërtetë që do prezantosh një spektakël të madh në Klan në shtator”– e pyet dikush Xhemin, e cila nuk ka dhënë përgjigje por ka publikuar një video duke ecuar, gjë që është nënkuptuar si jo. Xhemi tha pak kohë më parë në një intervistë se do e shohim vetëm në Top Channel dhe nuk do prezantojë në asnjë ekran tjetër.