Plani për të aplikuar për futjen në NATO, ka bërë që Finlanda t’i mendojë mirë pasojat.

Advertisements

Nën kryeqytetin Helsinki ndodhet një rrjet i madh bunkerësh bërthamorë, që mund të strehojë rreth 900 000 persona, në rast se Rusia i kthen në realitet kërcënimet e saj për ta “rrafshuar Finlandën për 10 sekonda”.

Advertisements

Një zyrtare e Bashkisë së Helsinkit tha për “Daily Mail”: “Si vend neutral, gjithmonë e kemi ndjerë nevojën për të mbrojtur veten dhe këtë gjë kemi bërë.

Advertisements

Bunkerët nëntokësorë i kemi nga eksperienca jonë gjatë Luftës së Dimrit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të gjithë kemi të afërm që kanë vuajtur nga këto trauma”. Rrjeti i bunkerëve nëntokësorë finlandezë përfshin lokale, terrene sportive, pista për makina kart dhe parkingje makinash.

Portat hyrëse për në bunkerët nëntokësorë janë shumë të trashë dhe e përballojnë fare mirë një shpërthim bërthamor.

Artikulli paraprakE tmerrshme! Djali vret të ëmën me thikë dhe i vë flakën shtëpisë
Artikulli tjetër’50 milionë njerëz vetëm një hap larg…’, vjen paralajmërimi i frikshëm nga G-7