Është ndarë parakohe nga jeta ish-deputetja e PS-së dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Advertisements

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Advertisements

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000.”, njofton djali i ish-deputetes socialiste.

Advertisements

Artikulli paraprakProkuroria merr vendimin për autobusin që përfundoi në Lanë, reagon menjëherë Erion Veliaj
Artikulli tjetërKush ishte ish-deputetja e njohur e PS-së që u nda nga jeta, me një karrierë të gjatë dhe poste drejtuese