Të gjithë e mbajmë mend vajzën në foto e cila u bë e famshme falë një fotografie që u kthye në meme.

Ajo ka nxjerrë së fundmi në shitje foton origjinale si NFT për shumwn prej 473 000 dollarëve.

Advertisements

Zoe Roth, tanimë 21 vjeç u bë një sensacion në internet në moshën 4 vjeçare kur u fotografua duke qëndruar para një ndërtese që digjej me një buzëqeshje djallëzore në fytyrë.

Ky imazhi ka shërbyer që atëherë si një meme e për tw gjithw ata që duan të përshkruajnë ndonjë skenë katastrofike ose akt të djallëzuar.

Advertisements

Një NFT është një shenjë dixhitale unike e koduar me nënshkrimin e një artisti dhe e cila verifikon pronësinë dhe vërtetësinë e saj.

Fotoja u ble nga koleksionisti Farzin Fardin Fard, CEO i një kompanie të prodhimit të muzikës me bazë në Dubai.

Advertisements

Zoe u fotografua nga babai i saj në janar 2005 kur ajo dhe familja e saj po jetonin në Mebane, Karolina e Veriut.

Kujtojmë se me meme kuptojmë një lloj ideje, sjelljeje ose stili që përhapet përmes internetit , shpesh përmes platformave të mediave sociale dhe veçanërisht për qëllime humoristike.

Memet mund të përhapen nga personi në person përmes rrjeteve sociale , blogjeve , emailit direkt ose burimeve të lajmeve.

Artikulli paraprakVjen lajmi i keq për shoferët, zbuloni ç’do të ndodhë me patentat nga 1 Qershori
Artikulli tjetërAromë flirti? Ish-konkurentja e njohur e ‘Përputhen’ mesazhe Romeos në koncert!