Gazetari Arian Çani ka komentuar procesin që po ndiqet për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Çani theksoi se me shumë mundësi Presidenti i ri do të jetë në shërbim të qeverisë Rama, pasi s’ka kryetar shteti mbi palët.

“Ndarja që media i bën nëse Presidenti duhet të jetë figurë politike apo nga shoqëria civile nuk ekziston, shoqëria civile ka vite që ka vdekur në Shqipëri. Ka tek tuk disa individë që mund të jenë të lirë, nuk kanë asnjë impakt. Emri që do jetë një emër që ka në mendje Rama, qoftë burrë qoftë grua do jetë në shërbim të kësaj qeverie. Nuk ka mbi palët në këtë vend, nuk ekziston mbi palët. Siç ishte Meta në fillim dhe u prish rrugës”, u shpreh Çani.

Advertisements

Artikulli paraprakKush ishte ish-deputetja e njohur e PS-së që u nda nga jeta, me një karrierë të gjatë dhe poste drejtuese
Artikulli tjetërMinistrja e njohur e kabinetit qeveritar shtatzënë për herë të parë, kolegët konfirmojnë lajmin e bukur (FOTO)