Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin fqinj.

Finlanda dhe Suedia kanë vendosur ti bashkohen aleancës së NATO-s, reagon sërish Moska dhe tregon synimet: Vendosja e armëve bërthamore në rajonin e Baltikut…
Telefonata me kryeministren dhe Presidentin/ Shtëpia e Bardhë del me njoftim zyrtar, zbardhet vendimi i Joe Biden
E pezulloi për një vit gjyqtaren e njohur të vendit, KPK merr vendimin dhe e çon sërish në shkollë. Zbardhen detajet (EMRI)

Advertisements

Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të veta, duke nisur nga e shtuna (14.05) nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO. Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, thuhet më tej. Nord Pool nuk ka pranuar të prononcohet.

Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.

Advertisements

Udhëheqja e shtetit të Finlandës të enjten (12.05) deklaroi, se Finlanda në sfondin e e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë “menjëherë” do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha, se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore “definitivisht” si kërcënim. Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi, se e sheh veten të detyruar që të reagojë “ushtarakisht-teknikisht dhe në mënyra të tjera”.

Advertisements

Artikulli paraprakMinistrja e njohur e kabinetit qeveritar shtatzënë për herë të parë, kolegët konfirmojnë lajmin e bukur (FOTO)
Artikulli tjetërMeteori ndrit qiellin, qindra qytetarë shikojnë fenomenin e rrallë (Video)