Mario Biazin, presidenti i klubit të Triestinës, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Ky lajm është publikuar nga klubi i Melburn Viktori të Australisë, ku Biazin përveçse aksioner ishte dhe drejtor i skuadrës prej 16 vitesh.

Advertisements

Një lajm i trishtë ky për futbollin italian dhe për skuadrën e njohur që përpara shumë vitesh ka qenë pjesë edhe e Serisë A.

Advertisements

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Biazin, ku me shumë gjasa pas disa orësh do të sqarohet gjithçka.

Klubi i Triestinës aktualisht ndodhet në Serinë C, ku para disa kohësh përjetoi një krizë të madhe ku ra në kategoritë inferiore për shkak të borxheve të akumuluara, nga ku do të kërkojë sërish ringritjen, pse jo edhe në Serinë A.

Advertisements

Artikulli paraprakMe kë do të futej në ‘Big Brother VIP 2’? Xhemi Shehu befason me përgjigjen
Artikulli tjetërFatura e lartë e energjisë elektrike, ja 5 paisjet që duhet të keni parasysh