Është shpallur fituesi i Eurovizionit për vitin 2022.

Pas votave të jurisë dhe publikut, fitues u shpall Ukraina me 631 pikë. Në vend të dytë u shpall Britania e Madhe.

Advertisements

Pjesën dërrmuese të votave Ukraina e mori nga publiku, i cili e mbështeti atë nisur edhe prej luftës atje.

Gara ishte e fortë deri në fund mes Britanisë së Madhe dhe Ukrainës.

Advertisements

Orkestra “Khalush” me këngën “Stefania” arriti të grumbullojë 631 pikë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe , Spanjën të cilat u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Ukrainës vendin e parë në garë.
Ukraina mori në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shtetve.

Ajo sonte këndoi e dymbëdhjeta në radhë dhe grupi ‘Kalush Orchestra’ nuk dështoi që të përçonte emocion te publiku me performancën e jashtëzakonshme të këngës ‘Stefania’.

Advertisements

Pas përfundimit të këngës të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur, ndërsa njëri nga pjesëtarët e grupit të Ukrainës iu drejtua të gjithëve me fjalët: “Ju lutem ndihmojeni Ukrainën, ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin.”

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.

Artikulli paraprak“ Do përplasesh, do vritesh…”/ Humbi Eurovisionin, “zbërthehet” si asnjëherë më parë Ronela HajatI
Artikulli tjetërEurovizioni/ Si votoi Shqipëria, shteti që mori 12 pikë, kush ishte imazhi i përzgjedhur nga vendi jonë