E gjeni dot? Kjo vogëlush është ish-banorja e bujshme e “Big Brother VIP”

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur gjerësisht si Fifi është momentalisht në qendër të mediave rozë.

Advertisements

Ajo ka pak muaj që ka dalë nga “Big Brother VIP’ me një zhurmë të madhe nga mbrapa. Këngëtarja u largua me dëshirën e saj nga reality show pas gjendjes së rënduar psikologjike.

Advertisements

Por së fundmi ajo ka marrë vëmendjen me lidhjen e saj të re me Adis Patushin, të cilën ka preferuar ta ndaj me publikun.

Por si dukej ajo e vogël? Ju shuajm kureshtjen me këto foto të cilat ajo i ka bërë publike vetë, herë pas here./albeu.com/

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngtarja Filloreta Raçi e njohur nga të gjithë si Fifi, nisi një lidhje të re dashurie.

Ish-banori i BBV, Kledi Hysa, e prezantoi Fifin me kushëririn e tij, Adis Patushin, ish-partnerin e Adrola Dushit.

Adisi dhe Adrola kanë gjithashtu një fëmijë së bashku, një djalë të quajtur Troi.

Kontaktet mes ish-çiftit kanë mbetur të mira edhe për hir të djalit, ndërsa Adrola vazhdon të ruajë respekt të madh edhe për Fifin.

Ç’mendon ajo për lidhjen e re të këngëtares me ish-partnerin e saj? E ftuar në “Why Not”, Adrola nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola.

Nga ana tjetër, Fifi ka treguar më herët se ishte ajo që i shkroi e para Adisit, pasi ai kishte pyetur Kledin për shenjën e saj të horoskopit.

Fifi i dërgoi mesazh për t’ia treguar vetë, ndërsa rrëfeu se janë puthur që në takimin e parë, pasi mes tyre kishte kimi të madhe.