Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtore dhe e ka dë nuar me tri vjet bur gim dhe 2 mijë euro gjobë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vranezi. Një dë nim i tillë është shqiptuar edhe ndaj Islam Thaçit.

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Advertisements

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Kri meve të Rë nda (trupi gjykues, Kymete Kicaj – Kryetare, dhe anëtarët Raima Elezi dhe Refki Piraj), ka shpallur aktgjykim dë nues, ndaj të aku zuarve I.Th., dhe J.V., për shkak se:

Se me datë 19 korrik 2019, dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të aku zuarit në cilësinë personave zyrtar duke shfry tëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dë mit “Abi” Sh.P.K., Prizren në atë mënyrë:

Advertisements

– I akuzuari I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren,

– E aku zuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmt uarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara

Advertisements

J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019.

Kështu që të aku uarit, me datë 19.07.2019, me pjesëmarrjen e tyre aktive, realizojnë rrë nimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëm tuarit ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 06/L024, për trajtimin e ndërtimeve pa leje, dhe atë Neni 6 dhe 11, par. 6 në kundërshtim me nenin 5,6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/19, të datës 12.07.2019, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme Administrative si dhe vendimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. A213/18 si dhe A-179/19, me të cilën janë anuluar aktvendimet të Drejtorisë së Inspektorateve Komunal i ndërtimtarisë në Prizren nr. …………..,

nr. ……………, duke obliguar organet Komunale në Prizren të veprojnë konform ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe Udhëzimeve Administrative në fuqi, andaj të akuzuarit duke mos i përfillur vendime te Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, me ç ‘rast gjatë rrënimit shkaktojnë dë m.

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer pen ale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 1-1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të aku zuarit i GJYKON:

– Të ak uzuarin I.Th., Dë nim me GJ OBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dën im me BU RGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

– Të aku zuarën J.V., D ënim me GJ BË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dën im me BU RGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

Të aku zuarit – E.M.-Th., A.T., I.B., dhe Sh.K., LIROHEN NGA AK UZA, ngase nuk është provuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par.1 dhe neni 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dëm tuari “Abi” Sh.P.K., për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Pas shpalljes së aktgjy kimit, kryetarja e trupit gjy kues, gjyqtarja Kymete Kicaj, në pika të shkurtra ka arsyetuar dë nimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të administrimit të provave, duke analizuar veç e veç secilën provë materiale, deklarimet e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e të aku zuarve, Gjykata ka gjetur se të aku zuarit I.Th., (në cilësi të Drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratave) dhe J.V., (në kuadër të zyrtares pranë Drejtorisë së Inspektorateve), duke vepruar me dashje direkte tejkalojnë autorizimet e tyre ligjore.

Bazuar në të gjitha provat, Gjykata ka vlerësuar se autoritet – të aku zuarit nuk kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative.

I dëm tuari është udhëzuar në kontest të rregullt civil, pasi që trupi gjy kues ekspertizës i ka falur besimin pjesërisht, vetëm sa i përket konstatimit të dë mit, por jo në lartësinë e tij në shumën prej 69,729.66 euro.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjy kues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Artikulli paraprak“Një delir injorant dhe papërgjegjshmërie”, Robert Aliaj shpërthen keq ndaj Ronela Hajatit
Artikulli tjetërModeratores i ndodh e papritura ‘Live’ në emision, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)