Dy reperët e famshëm MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”, ku kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre, siç rrallë herë ndodh.

I pyetur nga Romeo Veshaj se çfarë do të zgjidhte nëse në një ditë do të ishe njëkohësisht edhe ndeshja e skuadrës së preferuar Liverpool dhe përvjetori i martesës, MC Kresha e kishte shumë të vështirë të vendoste dhe u përgjigj se bashkëshortja nuk do ia bënte një gjë të tillë pasi ajo e di se Kresha nuk mund ta humbë ndeshjen e skuadrës së zemrës.

Advertisements

Romeo: Jeni prindër që të dy, a ju ka ndikuar kjo në karrierë?

MC Kresha: Po edhe jo. Kur bëjmë këngë me videoklip mundohemi të gjejmë këngë që nuk kanë të shara, ndërsa këngët e albumit janë disa pa videoklip pasi kanë fjalë të pista. Prindërit na kritikojnë ndonjëherë kur themi ndonjë fjalë jo të mirë.

Advertisements

Lyrical Son: Kur ishim më të rinj ka qenë pak më ndryshe. Ne jemi rritur me hip-hop para lufte dhe pas lufte, ne nuk mund të krijojmë diçka të re në një vend që e ka kulturën e krijuar, vetëm mund të shfaqim veten. Unë nuk mundem të flas fjalë të pista që vajza ti dëgjojë më vonë.

Romeo: Ju ka marrë malli për të qenë beqar?

Advertisements

MC Kresha: Aspak, unë jam një njeri që fle shumë herët dhe zgjohem herët. Falenderoj zotin që hapi një ditë të re për mua dhe kaloj kohë me fëmijët e mi.

Romeo: Nëse do të kishte ndeshje Liverpool dhe po atë ditë ti ke përvjetorin me bashkëshorten, çfarë do zgjedhësh?

MC Kresha: Nuk e zgjedh gruaja ime momentin me dalë kur është loja sepse e din ajo.

Romeo: Për çfarë do të hiqje dorë nga muzika

Lyrical Son: Shëndeti ose familja, asgjë tjetër.

Kresha: Dallimi im dhe i festimit është se ka një zë të jashtëzakonshëm.

Artikulli paraprak“Të la gjysma jote”, çfarë po ndodh mes Sabianit dhe Ilirit, ndjekësit “shpërthejnë”
Artikulli tjetërShqipëria zgjohet nga lëkundje tërmeti, ja ku ishte epiqendra