h-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në qarkun e Kukësit, në lidhje me zgjedhjet e kreut të Partisë Demokratike.

Një shqiptar i Kosovës ka marrë pjesë në takimin që Berisha ka mbajtur me demokratët e Kukësit ditën e sotme.

Advertisements

Ai e falënderoi Berishën dhe i kërkoi që të hiqte taksën e Rrugës së Kombit.

Nga ana tjetër, Berisha u përgjigj se kjo gjë do të bëhej sapo PD të vinte sërish në pushtet duke rrëzuar qeverinë aktuale.

Advertisements

“Taksa do hiqet dhe ajo rrugë do të mbetet e Kombit ashtu siç e ka emrin. Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak qëndrimin e tij që u vendos mbi bazën se “Kukësi ka marrë shumë” dhe duhej të paguante pse u ndërtua rruga. Është një taksë urrejtje. Qarku i Kukësit është më i varfëri në Europë. Është rreth 16 vite larg Tiranës. Ndërsa Ballkani i Hapur është projekt i mirëfilltë i Serbisë së Madhe. Është projekt i Aleksandër Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocidet e bëra në Kosovë dhe Bosnjë”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakNuk kanë të mbaruar gafat e Bora Muzhaqit, ironizon demokratët: Aplikues që nuk ka aplikuar
Artikulli tjetër“Je në moshë të madhe”, moderatorja e njohur e Top Channel flet për dashurinë dhe paragjykimet