Modelja Adrola Dushi ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj private dhe profesionale.

Pasi tha se është single, Donald dhe Romeo Veshaj e ‘ngacmuan’ paksa modelen duke e pyetur nëse e ka uruar ish-partnerin e saj Adisin për lidhjen me Fifin.

Advertisements

Adrola nuk kurseu aspak urimin live për çiftin duke thënë: Jetë të gjatë dhe të lumtur.

Një pjesë e shkurtër nga intervista:

Advertisements

Donaldi: A e ke uruar Adisin për lidhjen e re me Fifin?

Adrola: Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit

Advertisements

Donaldi: Është për të mirë kjo apo jo?

Adrola: Po, sigurisht? S’kam asgjë kundra lidhjeve unë, jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.

Adrola dhe Adisi kanë patur një romancë së bashku vite më parë, ku më pas u ndanë. Madje, ata kanë dhe një djalë së bashku.

Mirëpo tashmë Adisi është në një lidhje me Fifin, ku postojnë shumë shpesh foto së bashku. Ndërkohë, vetë Fifi ka folur për njohjen me Adisin.

“Mardhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë. Është dashur me u fut në BB me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëri i Adisit. Unë nuk kam unazë, kur ta kem, blihen këpucët. Jena taku dy tre herë pasi kam dalë nga BB. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përball meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vet, jam dashi thash. Më ka ardhur më ka takuar. Atë dit e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, ka thënë Fifi.

Artikulli paraprakJeni kurioz se kush paguhet më shumë në koncerte? Lyrical Son dhe Mc Kresha e thonë troç
Artikulli tjetërDivorci bëri shumë bujë/ Befason këngëtari shqiptar: Ndarjen e kalova duke shkuar me femra të tjera dhe me alkool