Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët nëse do ta votonte emrin e Fatos Nanos, nëse ky i fundit do të ishte mes kandidaturave për President të Republikës.

Advertisements

Duke qeshur dhe me një ton të butë, Berisha tha se Nano tashmë është në privatësinë e vetë dhe i akomoduar me jetën e tij. “Më mirë ta lëmë ta vazhdojmë atë dhe të mos e citojmë”, tha ai për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS ndër të tjera.

Advertisements

“Unë mendoj që nuk ja vlen ta prishim privatësinë atij. Lëreni se ai është i akomoduar me jetën e tij. Është mes të tjerash dhe një lloj hedonisti që ka mikroklimën. Më mirë ta lëmë ta vazhdojmë atë dhe të mos e citojmë”, vijoi Sali Berisha.

Advertisements

Artikulli paraprakEkspulsi për Shqiptarët, vjen lajmi i mirë: Ja si të fitoni të drejtën për të udhëtuar (Video)
Artikulli tjetërPas operacionit, Dafina Zeqiri shfaq sërish probleme shëndetësore (PAMJET)