Dita e sotme (e martë) është e veçantë për prezantuesen, Marina Vjollca.

Kjo pasi moderatorja nga Shqipëria po feston ditëlindjen e 32-të dhe natyrisht nuk kanë munguar urime të shumta drejtuar asaj.

Advertisements

Ajo që e bën edhe më të bukur festimin e ditëlindjes këtë vit për Marinë është edhe fakti që ajo feston për herë të parë si një nënë.

Advertisements

Një urim romantik, moderatorja ka marrë edhe nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, i cili e ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku”, ka shkruar Geti sipër një fotografie të Marinës ku shihet me vajzën e tyre, Marget.