Bora dhe Donaldi janë bashkë! Nuk na besoni?! Epo “Kryefjala” e ka konfirmuar përmes disa burimeve të sigurta, ndërsa të tjerë i kanë parë bashkë duke kaluar doganën e Kosovës.

Pak ditë më parë moderatorja Bora Zemani reagoi e “shqetësuar” për lajmet e rreme që qarkullonin në adresë të saj, duke i siguruar ndjekësit e saj se ajo dhe Donaldi (për momentin) nuk kishin asgjë bashkë.

Advertisements

Ama burimet e sipërcituara bëjnë me dije se Bora nuk dukej aspak e “shqetësuar” teksa shoqëronte me makinën e saj Donaldin në një nga mbrëmjet e tij koncetore në Kosovë. Burimet thonë se e kanë parë çiftin në Morinë, të dy me kapele në makinën që i jepte Bora dhe ku Donaldi ishte pasagjerë. Në kufi janë regjistruar në të njejten kohë në regjistrin elektronik.

Advertisements

Pas tyre ka qenë dy vëllezërit e Donaldit, Romeo dhe Mario si dhe kantautori Elgit Doda. Pra çifti i shumëpërfolur i shoçbiz-it janë jo vetëm bashkë por edhe të pandarë. Me pak fjalë Borës po i bëhet ëndrra realitet duke e parë Donaldin 24 orë në 24 jo vetëm kur e kishte në Big Brother por edhe tani që e ka në të njëjtin institucion, madje edhe kur e shoqëron në koncertet e tij.