Moderatorja e ‘Goca dhe Gra’, Dalina Buzi është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ndan në Instagram momente nga përditshmëria e saj.
Advertisements
Ditën e sotme me anë të një fotoje të publikuar Dalina ka treguar se ka nisur pushimet e para verore.
Mirëpo moderatorja nuk e ka lënë me kaq. Në profilin e saj ka publikuar një video ku tregon çfarë ajo ka kërkuar në ‘Google’ ditën e sotme.
Advertisements
Në fakt po t’i hedhim një sy vihet re që termat janë shumë të ndryshëm si për shembull ‘testi i atësisë, sa zgjat testi i ADN, emrat dhe mbiemrat në Kosovë’ etj.
Buzi nuk e ka shpjeguar arsyen se përse ka kërkuar pikërisht këto terma dhe hapësira jonë për të aluduar mbetet e gjerë.