Sot në media po qarkullon një lajm i bujshëm për vëllezërit Veshaj, ndaj të cilëve me sa duket ka një dosje penale të hapur që nga viti 2013.
Donald dhe Romeo Veshaj akuzohen për “Plágosje të rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe për këtë rrezíkojnë 3 deri në 10 vite bùrg.
Advertisements
Sipas dosjes së siguruar nga “Ora News”, ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 kur binjakët ishin në gjimnaz. Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj i cili kërkon që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në bùrg dhe jo tu pezullohet ashtu si ka vendosur gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.
Ishte data 7 shkurt 2013 kur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku disa të rinjë, përfshirë aktorët u përfshinë në sherr dhe për pasojë mbeti i plágosur me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Zënka mes të rinjve ka ndodhur më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30. Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.
Advertisements
Në momentin që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe duke bërë veprime provokuese. Këto skema kanë shqetësuar Arjanin i cili i inatosur ka ndaluar drejtuesin e makinës Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar. Sipas medias, më 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit. Më pas dy prej tyre janë larguar ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.
“Grindja e ndodhur mes të dëmtuarit Arjan Lalaj dhe Romeo e Doland Veshaj e ka zanafillën një ditë më parë për shkak të debatit të zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo Veshaj. Ndodhja e te pandehurve në vendin e ngjarjes me date 07.02.2013, në pritje të personit objekt sùlmi, është për shkak të konfliktit të mëparshëm, pra të një dite më parë nga debati zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo. Ditën e ngjarjes të pandehurit në marrëveshje të mëparshme midis tyre dhe me persona të tjerë nga të cilët janë ndihmuar për të godítur të dëmtuarin Arjan, për shkak të debatit midis tij me të pandehurin Romeo, kanë godítur të dëmtuarin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit. Në këtë moment Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht janë debatuar me Arjanin e më pas e kanë godítur të gjithë së bashku me sende të forta. Më aktiv në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Në këtë ngjarje ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm para ngjarjes dhe në vijim” thuhet në dosjen e prokùrorisë
Me vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosfillimi i çështjes penale pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen. Por me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plágosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës./gotanews