Një aksi dent i rëndë që për pak nuk u kthye në tra gjedi ndodhi ditën e diel në mes të Tiranës, ku një makinë

“Benz G-Class” përp lasi në rrugë çiftin Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha.

Advertisements

Mjeti i drejtuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili është arr estuar tashmë nga policia pasi u largua nga vendngjarja, ka qenë me shpejtësi të frikshme dhe ka hyrë me semafor të kuq, ku dhe ka përplasur familjen Konomi.

Por nga aks identi për pak ka shpëtuar dhe një qytetar që ka qenë duke ecur me biçikletë, teksa mjeti i ka kapur rrotën e dytë. Fatmirësisht është dëmtuar vetëm biçikleta ndërsa qytetari ia ka hedhur paq.

Advertisements

Kujtojmë që foshnja 3-muajshe është në gjendje të mirë shëndetësore, kjo dhe falë veprimit heroik të nënës e cila e shtyu karrocën vetëm 1 sekondë para se makina t’i përpl aste, ndërkohë që dy prindërit janë në mjekim intensiv.

Ndërsa Ajas Sulejmani pas arre stimit ka rezultuar përdorues i lëndëve narkotike, bashkë me të u arr estua edhe pasagjeri që ndodhej në makinë e tij.